Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjyqi për Ervin Salianjin, caktohet anëtarja e re e trupit gjykues

-640-0-1656947751xsalianji-154

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka informuar se është caktuar anëtarja e re e trupit gjykues për gjyqin për Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin.

Na bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatorë, Elona Toro e cila zë kështu vendin e Edlira Petrit.

Njoftimi:

INFORMACION

Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro.

Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro.

Në vazhdimësi, do njoftoheni për ecurinë e kësaj çështje.

Tiranë, 16.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Related Posts

Leave a comment