Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hipi mbi tavolina dhe bllokoi me karrige foltoren, Salianji: Nuk do të tërhiqemi nga beteja, s’bëhemi dot palaçot e Ramës

-800-0-1701944369xsalianji-528

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi ku pati kaos dhe tensione tha se nuk tërhiqen nga beteja e tyre.

Ai theksoi se kërkojnë komisione hetimore duke shtuar se vetëm Kuvendi ka mbetur pa kapur nga pushteti.

“E patë sot në mënyrë tinzare dhe me vrap PS e votoi buxhetin i cili për herë të parë godet shtresën e mesme , shtresën më të rëndësishme në nëj demokraci.

Ne nuk bëhemi dot palaçot e Edi Ramës. Amendimet i votuan për dy sekonda. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që Shqipëria dhe parlamenti të jetë në një rol balancues dhe mbikëqyrës për kryeministrin.

Ne nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë. Vetëm ky institucion ka mbetur pa kapur. Ne kërkojmë komisione hetimore”-tha ai.

Related Posts

Leave a comment