Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Farsa me hapjen e dosjeve është thjeshtë një lojë”, Ervin Salianji: Institucionet janë përdorur për luftën politike ndaj kundërshtarit

auto_0411676986990

Deputeti Ervin Salianji është shprehur se diskutimet për hapjen e dosjeve kanë qenë thjeshtë një lojë politike.

Komentet Salianji i bëri gjatë një konference për mediat, ku tha se institucionet shqiptare janë përdorur për luftën politike ndaj kundërshtarit.

Ai tha se kur procesi i “Dosjeve” nuk funksionon për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që të vërtetojë se cili prej tyre ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, atëherë sipas tij është një farsë totale.

“Farsa me hapjen e dosjeve ishte thjeshtë një lojë politike. Institucionet përdoren për luftën politike ndaj kundërshtarit politik. Kur nuk gjendet informacion për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit, ky proces është ‘nul’”, është shprehur Salianji.

Related Posts

Leave a comment