Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Emigrantët shqiptarë konkurrojnë indianët/ Shifrat e Eurostat: Renditen në vendin e 9-të

auto_emigrants-600x3601668618404

Shqipëria është një nga shtetet me popullsi të vogël, por ikjet masive nga vendi kanë bërë që emigrantët në vendet e Bashkimit Evropian të zënë gjithnjë e më shumë peshë.

Një raport i Eurostat thotë se shqiptarët renditen të nëntit në listën e qytetarëve që shkojnë në BE nga vende jo anëtare, duke u renditur më lart se indianët që kanë një popullsi prej 1.4 miliardë banorë.

Sipas Eurostat, në fillim të vitit 2021, në BE banonin 23.7 milionë njerëz që nuk ishin shtetas të një vendi anëtarë, duke zënë rreth 5.3% të popullsisë së BE-së. Komunitetet më të mëdha në vendet evropiane janë nga Maroku që zënë 8,7%, ndjekur nga turqit dhe sirianët në luftë.

Pas tyre, renditen kinezët e më pas qytetarë nga Mbretëria e Bashkuar që zgjedhin të jetojnë në vendet e BE-së pas daljes së vendit të tyre nga Unioni. Më pas vijnë ukrainasit, rusë dhe algjerianët, ndjekur nga Shqipëria. Numri i banorëve të këtyre vendeve është shumëfish më i lartë se ai i popullsisë së Shqipëria.

Zyrtarisht, vendi ynë ka një numër prej 2.8 milionë banorë, por shifrat janë më të ulëta pas ikjeve masive nga vendi.

Sipas statistikave të tjera të Eurostat, në vitin 2021, në BE kishte gjithsej rreth 570 mijë shtetas shqiptarë. Italia mban peshën kryesore me rreth 433 mijë persona. Në Gjermani, numri i shtetasve shqiptarë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke arritur në 77 mijë persona dhe në Francë në 33 mijë.

Eurostat nuk raporton të dhënat për Greqinë, ku shtetasit shqiptarë janë në nivele të krahasueshme më Italinë.

Related Posts

Leave a comment