Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Borxhet ndaj OSHEE arrijnë në nivelet më të larta që prej vitit 2009, kryesojnë institucionet

-640-0-67b79fd4e87d32289a008b2da62f2acf

Në vitin e situatës së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë, të krijuar për shkak të çmimeve të larta në bursa, borxhet ndaj OSHEE u rritën.

Detyrimet që qytetarët, bizneset dhe institucionet shqiptare kanë krijuar për faturat e papaguara të energjisë kanë arritur në nivelet më të larta që prej vitit 2009, në 79.9 miliardë lekë apo rreth 700 milionë euro.

Por teksa familjet shqiptare shlyen një pjesë të detyrimeve, si bizneset, por edhe veçanërisht institucionet buxhetore dhe jo-buxhetore rritën vlerën e faturave të papaguara.

Viti i shkuar rezultoi pozitiv nga ana tjetër në drejtim të reduktimit të humbjeve të cilat ranë në 1 mijë e 457 gigavat, niveli më i ulët i viteve të fundit.

“Në vitin 2022 duhet të themi që pati disa nisma nga MIE për kursimin e energjisë edhe nga administrata dhe kjo ka dhënë një farë ndikimi te nivele i humbjeve në total. Megjithatë ku nivel mbetet shumë i lartë nëse e krahasojmë me vendet e Rajonit”, tha eksperti Duleviç.

Sipas të dhëna paraprake institucionet buxhetore dhe jo-buxhetore shpenzuan 38% më pak energjisë e një vit më parë, dyfishi i objektivit të vendosur për kursim.

Ndonëse duke u rritur ndjeshëm në raport me vitet paraardhëse, prodhimi i energjisë nga panelet fotovoltaike mbeti poshtë niveleve të synuara. Sipas ERE, sasia e energjisë nga dielli në 12 muaj arriti në 50 gigavat.

“Niveli mbetet sërish i ulët, por duhet parë pozitivisht. E kemi edhe detyrim nga BE për zbatimin e politikave inkurajuese për fotovoltaikët, ndaj duhet të nxitojmë”, shtoi Duleviç.

Të dhënat tregojnë se në total vitin e shkuar u prodhuan rreth 7mijë gigavat/orë energji, duke u tkurrur me gati 22 për qind në raport me 2021-shin.

Related Posts

Leave a comment