Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kriza energjetike, UKD miliarda lekë detyrime ndaj OSHEE, nuk paguajnë faturat prej disa vitesh

-800-0-617f902170626

Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve janë debitorët më të mëdhenj ndaj OSHEE. Këto shoqëri kanë miliarda lekë detyrime ndaj OSHEE dhe nuk paguajnë prej disa vitesh. Sipas të dhënave në projektbuxhetin e vitit 2022, thuhet se Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve janë debitorët më të mëdhenj ndaj OSHEE, të cilat kanë rreth 20.37 miliardë lekë detyrime. Në relacion thuhet, se nga totali i detyrimeve të raportuara, vetëm ndërmarrja e UK Sh.a Durrës ka 6.43 miliardë lekë. “Detyrimet e shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve ndaj OSHEE Group Sh.a vazhdojnë të mbeten në një vlerë të konsiderueshme. Totali i këtyre detyrimeve deri në Qershor 2021, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group, raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 20.37 miliardë lekë. Sipas të njëjtit raportim 11.05 miliard lekë janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe 9.32 miliard lekë janë detyrime për kamatëvonesa. Nga totali i detyrimeve të raportuara, vetëm ndërmarrja e UK Sh.a Durrës ka 6.43 miliard LEK detyrime të akumuluara në vite”, thuhet në relacion.

Ndërkohë, OSHEE do të marrë masa sa i përket reduktimit të detyrimeve të prapambetura. Sipas relacionit, bëhet me dije se është ngritur një komitet, i cili do të ofrojë një sërë masash që duhet të merren. Këto masa parashikojnë parandalimin e detyrimeve të prapambetura dhe disiplinimin e pagesave. “Në kuadër të reformës në sektorin e energjisë është ngritur komiteti “Program Steering Comittee” (PSC), për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike. Ky plan ofron një seri masash me qëllim parandalimin e krijimit të detyrimeve të reja të prapambetura dhe gjithashtu disiplinimin e pagesave ndërmjet kompanive të sektorit energjetik dhe palëve kryesore të lidhura me to. Pas arritjes së një disipline të shëndetshme pagesash ndërmjet tyre, plani propozon ristrukturimin e stokut të detyrimeve dhe përdorimin e instrumentave të ndryshme favorizuese në funksion të reduktimit të këtij stoku”, thuhet në relacion.

Humbjet financiare të OSHEE

Ndërkohë, sa u përket humbjeve financiare që mund të ketë OSHEE, nga blerja e energjisë në tregun e lirë, në relacion thuhet se parashikohet se mund të ketë një humbje financiare rreth 8.9 miliardë lekë për vitin 2021. Po ashtu, theksohet se nëse nuk merren masa të menjëhershme humbja financiare mund të rritet. “Mosplotësimi i planit të furnizimit me energji elektrike si pasojë e motit të thatë do të detyrojë OSHEE Group sh.a të plotësojë këtë mungesë me blerje në tregun e lirë, që do të ndikojë në ulje të performancës financiare dhe mungesë likuiditeti të kompanisë.

Si pasojë, nga ana e OSHEE Group parashikohet një humbje financiare prej rreth 8.9 miliardë lekë për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme edhe viti 2022 do të shënojë një humbje financiare prej rreth 7.2 miliardë lekë. Me qëllim zvogëlimin e humbjeve financiare, OSHEE është duke programuar masa të shpejta lidhur me daljen nga kjo vështirësi në mënyrë që të arrijë një performancë pozitive financiare të sektorit për përballimin e situatave eventuale të vështira në të ardhmen”, thuhet në relacion.

Related Posts

Leave a comment