Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dueli me Kosovën, Xherdan Shaqiri: Do të jetë emocionuese, dua të shijoj çdo moment në këto përballje

-640-0-d533eaa1fe44dbac89908af1ea4b8c38 (1)

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes tyre në kualifikueset e Euro 2024, pasi të dyja ekipet kanë rënë në të njëjtin grup. Në grupin I gjithashtu janë edhe Rumania, Andorra, Izraeli dhe Bjellorusia.

Dueli me kombëtaren “Helvetë” është mjaft i veçantë dhe emocionues, pasi konsiderohet si një “miniderbi” shqiptarësh. Me Zvicrën luajnë lojtarë që kanë lindur në Kosovë si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri.

Pikërisht në lidhje me përballjen me Dardanët ka folur ky i fundit, teksa në intervistën për “The Guardian” ka treguar emocionet e tij.

“Unë luaj për Zvicrën, por jam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Do ta jap 100 për qindëshin nga vetja për Zvicrën. Do të jetë një moment krenarie, natyrisht. Do ta shijoj çdo moment duke luajtur atje sepse krejt familja ime do të vijë në stadium. Do të jetë mjaft emocionuese për mua. Dhe, jam i sigurt se do ta kemi një mikpritje të ngrohtë”, ka deklaruar Shaqiri.

Related Posts

Leave a comment