Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Abazoviç: Mali i Zi do të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së

-640-0-dritan-abazovic-850x450-226

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka uruar Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviç thotë se aplikimi ishte një akt historik për Kosovën. Ai theksoi se Mali i Zi do e mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, shkroi Abazoviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian,  aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Related Posts

Leave a comment