Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Albin Kurti, qortim ndaj Abazoviçit

-640-0-cd0aa690ec7a6b1b6e8549cb2606ba60

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ka marrëdhënie të mira zyrtare dhe miqësore me autoritetet e Tiranës, Shkupit dhe Podgoricës, por qorton kryeministrin e qeverisë malazeze në mandat teknik Dritan Abazoviç për koncesionet që ai bëri ndaj Kishës Ortodokse Serbe (KPS) dhe për mos u thënë shqiptarëve të vërtetën për Beogradin.

“Problemi që kam me kryeministrin e Malit të Zi është se ai nuk u thotë të vërtetën shqiptarëve për Beogradin dhe se ka bërë lëshime ndaj Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”, tha ai për televizionin Klan.

Këtë, ai e tha duke iu përgjigjur një pyetjeje për marrëdhëniet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe Abazoviçin.

I pyetur për të thënë nëse këto marrëdhënie janë zyrtare apo miqësore, Kurti është përgjigjur “të dyja”.

“Po, po… Edhe me Grubin, edhe me Dritanin. Por, për shkak të rrethanave në Mal të Zi, ku forcat çetnike pro-serbe janë forcuar, më vjen keq që ende nuk kemi mundur të mbajmë, për shembull, një mbledhje të përbashkët të qeverive siç bëmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republiken e Shqipërisë”, tha Kurti.

Related Posts

Leave a comment