Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Incidenti me makinën e Abazoviç, nuk i funksionuan frenat e makinës, autoritetet nisin hetimet

-640-0-1670417289xabazovic-680

Ministria e Punëve të Brendshme në Mal të Zi ka njoftuar se autoritetet po kryejnë një hetim pasi më 31 korrik kryeministri i vendit, Dritan Abazoviç mund të ishte përballur me një aksident si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të frenimit në makinën shtetërore.

Ngjarja ka ndodhur në Obzoviç teksa makina ishte rreth 50 metra përpara një rruge tatpjetë në momentin që u zbulua problem me sistemin e frenimit.

Abazovic ishte nisur për një vizitë zyrtare në Tivat dhe në momentin kur u zbulua problem me makinën, automjeti me të cilin po udhëtonte kryeministri u zhvendos në anë të autostradës.

Më pas kryeministri i Malit të Zi ka përdorur një tjetër automjet për të vazhduar udhëtimin.

Ministria e Punëve të Brendshme në Podgoricë ka treguar se nga hetimet e deri tanishme është zbuluar se bëhet fjalë për një problem teknik të automjetit për shkak të vjetërisisë së tij dhe kilometrave të shumta.

Related Posts

Leave a comment