Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

796 mijë makina në qarkullim, më pak blerje se vitet e kaluara

-640-0-759d0acc8ca67ba3f5193af960853942

Në vitin 2022, në Shqipëri u regjistruan 55 800 makina, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në qarkullim në 796 400.  Të dhënat tregojnë se në raportin me vitin 2021, janë 12 mijë makina më pak që janë regjistruar në DPSHTRR.

Kërkesa për të marrë makina, pësoi rënie gjatë vitit të kaluar, dhe një tendencë e tillë është hasur pothuajse në të gjithë Europën.

Pasiguria e tregjeve me çmimet e larta të karburantit dhe mirëmbajtjes së makinës, bëri që njerëzit të shtyjnë në kohë blerjen e një mjeti të ri.

Industria po përballet edhe më krizë prodhimi për shkak se gjenerata e makinave me lëndë djegëse po shkon drejt fundit, për t’i lënë vendin mjeteve elektrike.

Në Shqipëri, këto të fundit përbëjnë vetëm 1% të totalit të makinave në qarkullim, pra rreth 10 mijë të tilla.

Related Posts

Leave a comment