Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Agron Shehaj: Policia e Ramës po sulmon bizneset e mia se ka frikë nga unë

-640-0-24ab634e4848026d7eb3fd40bfe4fc1a

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj thotë se po sulmohet nga policia.

Sipas Shehajt, kjo është hera e katërt që policia kryen veprime të kundraligjshme duke mësyrë në bizneset e tij pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate.

Postimi i plotë: 

Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.

Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot.

Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.

Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA.

Related Posts

Leave a comment