Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alexander Schallenberg: Liberalizimi i vizave për Kosovën është afër

-640-0-1665497722xministri-104

Ministri i Punëve të Jasthme të Austrisë, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur optimizmin e tij për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij lëvizja e kosovarëve pa viza në zonën Schengen do të ndodhë shumë shpejtë.

Austria sipas Schallenberg ka mbështetur Kosovën në të gjitha etapat e shtetendërtimit të saj.

“Brukseli po diskuton statusin e vendit kandidat për Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Është e pakuptueshme pse ka zgjatur aq shumë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Të gjitha shtete e Ballkanit i takojnë BE-së. Unë shpresoj se për një kohë të shkurtër të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovën”, ka thënë Schallenberg.

Republika Çeke, e cila aktualisht ka kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se diskutimi në Këshillin e BE-së për këtë proces, do të nisë më 13 tetor.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Por, instanca e fundit është Këshilli i BE-së, apo vendet anëtare.

Cilët do të jenë hapat pas diskutimeve në Këshillin e BE-së?

Në takimin e grupit punues për vizat në Këshill do të shqyrtohet raporti i përditësuar teknik nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.

Nëse ka pajtim mes vendeve anëtare të BE-së, atëherë tek ambasadorët e këtyre vendeve do të bartet përgjegjësia që të japin dritën e gjelbër për nisjen e diskutimeve trepalëshe – mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Marrë parasysh se Komisioni dhe Parlamenti nuk kanë asnjë rezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo procedurë pritet të përmbyllet shpejt.

Kur në këto diskutime të arrihet pajtimi, atëherë të njëjtin do ta konfirmojnë formalisht edhe ambasadorët e vendeve anëtare.

Kjo mund të ndodhë në muajin nëntor, nëse ka vullnet politik.

Vendimi, më pas, votohet në komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, e pastaj edhe në seancë plenare.

Pasi Parlamenti të votojë formalisht, përfaqësuesit e vendeve anëtare, me shumicë të kualifikuar, votojnë po ashtu për këtë vendim.

Hap i radhës është konfirmimi i vendimit edhe nga ministrat e vendeve anëtare në Këshill.

E gjithë kjo, sipas pritjeve të disa diplomatëve evropianë, mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Hapi i fundit, pastaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Related Posts

Leave a comment