Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mund t’i kërcënohet jeta presidentit të ri malazez, policia merr këtë vendim

auto_221681560800

Inaugurimi i presidentit të ri malazez, Jakov Milatoviq, më 20 maj do të mbahet në Podgoricë, me shumë gjasa në parlamentin e Malit të Zi.

Mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ai mori mbrojtje të përkohshme policore, të cilën e kërkuan lëvizja “Evropa Tani”, për shkak se ishte kërcënuar fizikisht, raporton vijesti.me.

Ai vendim është marrë nga qeveria dhe ka qenë i përkohshëm, me qëllim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku ishte në rrezik Milatoviq.

Në Prestonicë është edhe rezidenca e presidentit të shtetit. Aty fillon çdo seancë e rregullt pranverore dhe verore e parlamentit, pra mbahet seanca e parë.

Drejtoria e Policisë tha se është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të sigurisë së inaugurimit në Cetinje, si dhe përgatitja për vetë ngjarjen.

Ndryshe, Milatoviq u sulmua nga një grup i qytetarëve më 10 mars në Cetinje, para fillimit të konventës së partisë së tij.

Related Posts

Leave a comment