Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

MOS E LINI VETËM PRESIDENTI

240112145_103473945401368_688506214653740140_n
Nga Artur Mecollari-
Erdhi koha që kundërshturët e negociatave bilateriale 2018 dhe ithtarë të HAGËS, apo dhe HAMBURGUT, ti japin një dorë Presidentit ta konkretizojë nisjen e negociatave për në HAGË me Greqinë.
Por, për kujtesë, në vitin 2018, gjatë negociatave bilateriale u arritën këto dakordësi me palën Greke:
1) kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, si titulli i marrëveshjes, heqja e formimit të nenit 2, parimi i delimitimit për raste të veçanta në detin territorial dhe ndarjen e drejtë në shelfin kontinental dhe ZEE, vlerësimi i mbivendosjeve në gjirin e Ftelias midis Protokollit të Firences 1925 dhe UNCLOS 1982, etj;
2) greqia njohu vijën e drejtë bazë të Shqipërisë me një efekt 40 km² në favor të Shqipërisë në vijën delimituese;
3) njohjs nga Greqia e Protokollit të Firences 1925 për kufijtë tokësorë dhe përfshirja e tij si referencë në preambulën e draft-marrëveshjes së dakordësuar;
4) greqia ra dakordë për shfuqizimin e ligjit të Luftës me Shqipërinë (nga MEPJ, jo negociatat për detin);
5) u dakordëdua draft teksti i marrëveshjes dhe vija provizore delimituese ne distanca të barabarta;
6) ka ngelur pa u dakordësuar me palën greke sa do të jetë ulja në përqindje e peshës së ishujve dhe shëmbinjëve për raste të veçanta në detin territorial dhe ndarjen e drejtë në shelfin kontinental dhe EZE.
Deri tani, mbas dy deklaratave për median, Presidenti nuk i njeh dakordësitë e negociatave bilateriale të vitit 2018.

Related Posts

Leave a comment