Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Macron tregon arsyen përse pengoi procesin e integrimit të Shqipërisë në 2018-ën

-800-0-f551c67e3c636a2f8123b7fb239d7b1b

Presidenti Emannuel Macron tregoi pse bllokoi procesin e integrimit të Shqipërisë në 2018-n.

“Është plotësisht e vërtetë, në 2018, unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull. Por ecja rrotull nuk na çon kudo. Po ndodhte një proces, mbledhja u bë me një indiferencë dhe krejtësisht hipokrite, ishte si një revistë burokratike, ku thuhej se do të zgjasë edhe më shumë që jeni në x kapituj, jeni shumë larg.

Nuk thoshin asgjë. Në atë moment u thashë “ky proces nuk funksionon, duhet të jetë më politik”.

Nuk mund të jetë burokratik, ku hapim kapituj sepse nuk ndryshon asgjë për jetën e shqiptarëve. Duhet të themi që hapet një fazë e re transformimesh për vendin tonë dhe në këtë mënyrë do të jetë angazhim dhe investim të europianëve. U bë një reformë e vërtetë dhe do të nxjerrim të gjitha pasojat që kjo të jetë e prekshme.

Duhet të mblidhemi mes të ngjashmëve dhe të ngrihet një mekanizëm respekti, doja që ti jepej fund një mekanike që është e ftohtë, hipokrite për mendimin tim jo efikase sepse e shihja që shkaktonte mëri tek vendet fqinje. Serbia, për të cilën kam respekt, ka hyrë prej vitesh dhe po ecën ngadalë.

Të politizohet, të shoqërohet me investim dhe ne vetë në BE të bëjmë reforma.

Kemi përmirësuar gjërat, kemi akoma shumë në këtë epokë të re ribashkimi. Të tronditim pak zakonet e traditat, vendet që munden duhet të ecim më shpejt. Duhet të investojmë tek këtë vende.

Data nuk ka kuptim, që të flasim për datë. Së pari, nëse ju ndodh një aksident demokratik në vendin tuaj, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë “nuk bëjmë asnjë reformë”, kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit. Kryeministri është i angazhuar. Bazohet tek merita.

Ditën kur një vend të ecë më shpejt, a mund të ngadalësohet nga krizat, mundet. Data e prerë është kundër kësaj fryme. Dua të theksoj, mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës, e bëni për veten tuaj”, tha Macron.

Related Posts

Leave a comment