Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një President normal, në një vend pa politikanë normalë!

IMG_20220725_100950-720x375

Nga Anisa Bahiti

Presidenti Bajram Begaj sot ka ditën e parë të detyrës më të lartë të shtetit.
Nga sot, ai nuk do të jetë më, as mjek e as një ushtarak i lartë. Opozita reale, ajo e Berishës, ka bojkotuar procesin Kushtetues të Betimit të Presidentit në Kuvend.

Komplekset politike me SHBA-të dhe me Ramën kanë bërë që të bojkotojnë Institucionin më të Lartë të Shtetit. Një opozitë në rrugë dhe jashtë institucioneve na dëshmoi në 2019 se ku përfundon.
Përpjekja për ta bërë Presidentin e ri në sytë e publikut një ushtar partie, në fakt krijon të kundërtën, rritjen e respektit për një figurë që nuk vjen nga politika, por nga rradhët e Forcave të Armatosura dhe të armatës së mjekëve, të dyja këto kategori të cilat i shërbejnë qytetarëve këto 30 vjet.

Kjo gjë e bën figurën e Presidentit të jetë më e pranueshme sesa politikanët e 30- të viteve të cilët në fakt i kanë lodhur njerëzit. Kjo vlen edhe për politikanët e maxhorancës të cilët pritën të zëvendësonin Metën po me të njëjtat intriga të 30 viteve të fundit.
Në fakt Rama pa më larg se gjithëkush tjetër duke propozuar Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura , i cili nga sot është Kryetari i Shtetit.

Bajram Begaj ka avantazhin më të madh që mund të kishte një President, atë të të qenit një njeri normal në një vend ku të gjithë politikanët janë anormalë.

Urime në detyrën dhe rrugëtimin e rëndësishëm zoti President! 🇦🇱

Anisa Bahiti
25 Korrik 2022 ✍🏻

Related Posts

Leave a comment