Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tuzi na tregoi se fryma e fitores vjen nga diaspora!

auto_333310702_598547042302395_3229708010418657889_n1678099956 (1)

Koalicioni i Forumit Shqiptar në Mal të Zi fitoi dje zgjedhjet për Komunën e Tuzit. Gati 52 përqind e votuesve të kësaj komune, ose 4282 vota, u dhanë për këtë koalicion. Nik Gjeloshi tashmë do të jetë sërishmi në një mandat të dytë si kryetar i kësaj komune. Ndërkohë 12 mandate i fituan partitë politike jo serbe ose jo pro-serbe! Dhe një mandatee fitoi partia “Për Malin e Zi Demokratik”, ose për lidhjet e ngushta me Serbinë.

Pjesmarrja në zgjedhje kapi shifrën rekord, rreth 67 përqind të të gjithë zgjedhësve. Dhe e dini pse ndodhi kjo? Sepse u mobilizua diaspora e shqiptarëve të Malit të Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi 1000 shqiptaro-amerikanë të Malit të Zi, të cilët përbëjnë 13 për qind të të gjithë atyre që morën pjesë në votime, erdhën nga Amerika dhe votuan koalicionin e Forumit Shqiptar. Ishte një shembull dhe model i jashtëzakonshëm.

Zgjedhjet në Komunën e Tuzit dhe roli i diasporës në këto zgjedhje dëshmojnë se diaspora mund ta ndryshojë fatin e vendit. Këtë e pati dëshmuar edhe pjesmarrja e shqiptarëve në Europë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të 14 shkurtit 2021. E dëshmoi kërë rol gjithashtu diaspora e Luginës së Preshevës gjatë regjistrimit të popullsisë vitin e kaluar. Eshtë interesant se kjo pjesmarrje e diasporës dhe e shqiptarëve në emigrim ndryshoi në të tri rastet raportet dhe ekuilibrat politikë në favor të interesave kombëtare.

Në Mal të Zi, përkatësisht në zgjedhjet e së dielës në Tuz, shqiptarët e Amerikës i dhanë këtyre zgjedhjeve frymën amerikane të entusiazmit. Pra krijuan frymën kombëtare, ngjallën besimin dhe shpresën te shqiptarët e Tuzit e në krejt Malin e Zi. Po kështu në Kosovë diaspora pati rol të rëndësishëm e ndoshta përcaktues për fitoren absolute të opozitës. Ndërsa në Luginë bënë që numri i shqiptarëve të regjistruar në census të jetë dyfishi i atyre që regjimi serb kishte deklaruar në censusin e mëparshëm.

Shqiptarët e diasporës dhanë mesazhin e pozicionimit të qartë të votuesve në zgjedhje. Shpërndanë mjergullën e propagandës kozmopolite të mbjellë nga forcat pro-serbe me makiazh perendimor e europian. Ia hoqën mundësinë demagogëve të tillë si Dritan Abazoviç, Edi Rama apo të tjerëve të mashtrojnë opinionin publik. Kriijuan një lidhje të fortë midis interesit kombëtar të shqiptarëve dhe të vërtetës demokratike të zhvillimit të pavarur të Malit të Zi, por më parë edhe në Kosovë e Luginë. Shqiptarët e ardhur nga Amerika mobilizuan të gjithë të afërmit e tyre në dobi të interesit kombëtar dhe individual të shqiptarëve. Interes, i cili nuk ka të bëjë aspak me interesat serbe.

Mobilizimi i diasporës në zgjedhjet e Tuzit ishte dhe mbetet një mesazh i jashtëzakonshëm. Sepse shqiptarët në diasporë janë më pak në kontakt me propagandën pro-serbe e pro-ruse se sa shqiptarët në Ballkan e për pasojë ata janë të orientuar shumë qartë drejt perendimit. Ata kanë një lidhje më të dukshme me të vërtetën, me demokracinë dhe me lirinë. Ndërkohë që kamuflimi dhe indoktrinimni i ideologjive anti-kombëtare do të ishte shumë më i madh pa qartësinë dhe rolin e kësaj diaspore.

Në këtë kuptim, ekzistenca e diasporës shqiptare në SHBA, në vendet e Europës dhe gjetkë përbën një pasuri të rrallë. Angazhimi si dhe organizimi i saj tashmë duhen orientuar në dy drejtime: – Për rritjen e rolit të të diasporës në vendet ku ato ekzistojnë dhe në angazhimin e drejtpërdrejtë në zgjedhjet elektorale në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Zgjedhjet janë mekanizmi që ndryshon kahjen e drejtimit të vendeve tona në dobi ose jo të interesave kombëtare.

Por ndërsa Kosova, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Luginës së Preshevës me ndihmën e diasporës e realizuan ndryshimin e madh në interes kombëtar, Shqipëria ende mbetet një oaz, ku gjallojnë bretkosat e krokamave pro-serbe. Dhe kjo ndodh, sepse ndërsa shqiptarët e Shqipërisë largohen në mënyrë masive nga vendi i tyre, diaspora ende nuk është organizuar dhe nuk është bërë e vetëdijshme për rrezikun serioz dhe kërcënimin që i vjen vendit të tyre nga politikat pro-serbe të qeverisë shqiptare.

E di se forcat regressve që pengojnë përparimin dhe madje kërcënojnë ekzistencën tonë kombëtare janë të fuqishme, investojnë dhe punojnë ditë e natë kundër interesit tonë kombëtar, me qëllim që të shijojnë pasuritë që ia grabisin kombit dhe prestigjin e tyre prej dallkauku vjedhacak. Këtë gjë u përpoqën ta bëjnë forca të caktuara edhe për të penguar diasporën shqiptare të Tuzit që ajo të lunate rolin e vet në zgjedhjet e së dialës. Lekë Lulguri e denoncon ashpër këtë përpjekje djallëzore të forcave pro-serbe në Mal të Zi.

Por është detyrë e forcave përparimtare dhe kombëtare që të ndërtojnë një strategji të efektshme me qëllim mobilizimin e diasporës sidomos në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në Kosovë e kudo gjetkë ku jetojnë shqiptarët, sipas rastit. Përmbysja vjen nga shqiptarët në mërgim. Sepse ata nuk blihen, nuk shiten, nuk kanë interesa punësimi e të tjera, me të cilat pushteti favorizohet në zgjedhje. Diaspora, nëse mobilizohet, shumëfishon votat pro ndryshimit në favor të interesit tonë kombëtar, sepse ndikon te një rreth i gjerë njerëzish, përveçse krijon frymë në zgjedhje. Përballë diasporës dhe rolit të saj forcat regresive pro-serbe mbeten pa mbështetje. Ato dështojnë edhe në përpjekjet e tyre për manipulim e shit-blerje të votave!

Kush ka diasporën, merr edhe fitoren dhe bën ndryshimin!

Related Posts

Leave a comment