Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin kërcënoi Perëndimin dhe pezulloi traktatin e armëve bërthamore, reagon NATO

-640-0-1664357370xnato-672

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Putin këtë të martë, ku njoftoi pezullimin e Rusisë traktati me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

Stoltenberg i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e këtij traktati. Sipas tij, Rusia po përgatitet me këtë vendim për eskalim të luftës, e jo për paqe.

Ai shtoi gjithashtu se NATO po planifikon që të mbajë një takim me ekspertë të prokurimit të armëve për t’u siguruar që Ukraina të ketë armët që i nevojiten.

Diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian paralajmëruan të hënën se duhet të gjenden mënyra për të ofruar shpejt predha artilerie për Ukrainën ose BE-ja do të duhet të përballet me mundësinë e humbjes së luftës kundër Rusisë.

Çfarë është traktati ku Rusia pezullloi aderimin?

I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.

I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

Related Posts

Leave a comment