Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putini kërkon negociata

59437173_303

Presidenti rus Putin kërkon negociata “të menjëhershme” me NATO-n për sigurinë e vendit të tij.

Në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Putin i ka bërë thirrje NATO-s dhe SHBA-së që “menjëherë” të negociojnë për garancitë e sigurisë me Rusinë. Vladimir Putini e theksoi nevojën e negociatave të menjëhershme gjatë një takimi me homologun e tij finlandez Niinistö, njoftoi Kremlini. Zgjerimi në lindje i aleancës ushtarake së NATO-s si dhe vendosja e sistemeve të armëve në Ukrainë dhe vendet e tjera fqinje me Rusinë duhet të përjashtohet, theksoi Putini.

Moska kishte kërkuar më parë që të përjashtohej mundësia e anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në aleancën ushtarake perëndimore. Megjithatë, anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO nuk është në agjendë.

Kohët e fundit, tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit në konfliktin për Ukrainën janë acaruar ndjeshëm. Përballë vendosjes masive të trupave ruse në kufirin ukrainas, vëzhguesit kanë frikë se Moska do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

Related Posts

Leave a comment