Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama publikon pamjet e protestave: Liria ka emër

-640-0-1679050863xrama-471 (1)

Kryeministri Edi Rama i ka bërë jehonë protestave që janë bërë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Së fundmi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video me pamje nga marshimi i djeshëm në Prishtinë dhe nga protesta e sotme në Hagë.

“Liria ka emër. Prishtinë Dje – Hagë Sot”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme Rama tha se janë të papranueshme akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ata luftuan për liri.

“Mbetem i mahnitur nga sensi më negativ, nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebeli ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë akuzohet, akuzohen së bashku si kriminelë.

Një proces, që mua më bën të mendoj mos vallë ky do jetë fati i presidentit Zelenski pas 10 vjetësh”, u shpreh Rama.

 

Related Posts

Leave a comment