Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Avokati i Thaçit: UÇK-ja s’ka qenë e përshirë në aktivitete terroriste, rreziku i vetëm asokohe ishte ushtria e policia jugosllave

-640-0-1680597832xthaci-994

Avokati i Hashim Thaçit ka hedhur poshtë deklaratat e prokurorisë në ditën e dytë të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gregory Kehoe tha se Thaçi s’e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime lufte, por ato sipas tij, s’janë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas Kehoe, krimet nuk kanë qenë të motivuara, por janë kryer nga individë shqiptarë.

“UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste. Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi s’e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por e kundërshton pretendimin se janë kryer krime nga udhëheqja e UÇK-së”, tha Kehoe.

Sipas avokatit, Thaçi s’kishte pse të merrte pjesë në krime pasi ‘ai e dinte se suksesi i lëvizjes çlirimtare varej nga shtetet perëndimore, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

“Thaçi e dinte se Kosova s’mund të arrinte pavarësinë pa ndihmën e SHBA-së. Ai kishte motivimin për të mos u angazhuar në ndërmarrje të përbashkët kriminale”, shtoi avokati i Thaçit.

Kehoe tha gjithashtu se se UÇK-ja s’ka qenë ushtri e rregullt, madje s’ka pasur kontroll nëpër shtabe, sidomos gjatë vitit 1998.

Avokati shtoi më tej se i vetmi rrezik që ekzistonte gjatë asaj kohe ishte ushtria e policia jugosllave.

“UÇK-ja ishte një grup fillestar, vullnetarësh, që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre, duke vijuar në shtatorin e vitit 1999 kur z.Thaçi së bashku me KFOR-in dhe UNMIK-un e përfunduan çmilitarizimin.

I vetmi rrezik i viteve 1998-1999 ishte ushtria jugosllave dhe policia jugosllave, në bashkëpunim me forcat paraushtarake, ata nuk përmendën komandimin dhe kontrollimin në funksionim në nivel lokal në bazë.

Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së i cili u zëvëndësua gjatë Konferencës së Rambujesë ndërkohë që presidenti Thaçi dhe z.Krasniqi dhe Azem Syla ndodheshin në Paris, komandantë lokalë ndryshuan komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së pa asnjë fjalë të marrë nga presidenti Thaçi nga Azem Syla që ishte asokohe komandant i Përgjithshëm, apo askush tjetër. Nuk ka asnjë diskutm se kush e kishte në dorë pushtetin dhe pushteti ishte në dorë të nivelit lokal. Ata nuk folën as për kontekstin e luftës, që zhvillohej në mënyrë mizore. Çfarë i bëri kjo luftë e ofensive strukturës komanduese të UÇK-së, kjo ofensivë shkatërrimtare” – vijoi avokati.

Related Posts

Leave a comment