Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Funksionari i lartë i PD: Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndertimi në zonën e ‘Ali Demit’

-800-0-1700504129xbektashi-291

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Studio Live’, deklaroi se Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndërtimi në ‘Ali Dem’ në kompleksin ‘Magalem’.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se opozita vepron me dy standarde, pasi nga njëra anë thotë se janë në diktaturë, por nga ana tjetër, marrin leje ndërtimi.

“Thonë që jemi në diktaturë, por kanë marrë 19 kulla te kompleksi ‘Partizani’. Malltezi dhe biznesmeni Bektashi, kanë marrë leje ndërtimi për pallate edhe në “Ali Dem” në kompleksin Magalem.

Në diktaturë nuk të japin leje ndërtimi! Kjo është qesharake, shqiptarët nuk janë idiotë. Kur humbet zgjedhjet flamurtari, thotë u shitën votat. Është aksioner në minorancë i biznesit të politikës”- u shpreh Kadilli.

Kadilli ka komentuar aksionin e Rithemelimit ditën e sotme në sallën e Kuvendit, ku tha se ata kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë. Sipas Kadillit, nuk bëhet revolucioni me deputetët, por nga populli.

“Incidenti pjesë e një reagimi agresiv i opozitës. Nuk është ajo që presin qytetarët shqiptarë. Opozita është shumë herë me e madhe se ata. Por ata kanë votat e çdo opozitari. Ajo PD nuk ekziston më dhe ata deputetë shfrytëzojnë lirinë e tyre.

Nëse këta kanë vendosur që të zvogëlojnë aksionin politik është ide e tyre. Kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë dhe i kanë dhënë shans Edi Ramës, nuk mund të ketë revolucion që të bëhet nga deputetë. Populli po shkon në stadium që të festojë”- tha Kadilli.

Related Posts

Leave a comment