Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykata rrëzon edhe kërkesën e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi mbetet në burg

-640-0-1698307752xmalltezi-712

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, i cili kërkoi rrëzimin e masës “arrest me burg” të vendosur kundër tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë GJKKO përmes një njoftimi, ku thuhet se për këtë vendim është bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale.

Kujtojmë se Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion Pasiv” dhe “Pastrim Parash”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Njoftimi:

Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI:

-Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.

Related Posts

Leave a comment