Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ervin Salianji i shpëton burgut për momentin, në pritje që ta zgjedhin njëherë kryetar grupi

-640-0-7b5a59ead3687055f536454bb98c5b87

Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Gjykata ka njoftuar se seanca ishte parashikuar sot në orën 13:30, por për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk është i pranishëm gjyqi është shtyrë për një ditë tjetër

“Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishëm. Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kujtojmë që deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt, në atë që njihet si çështja “Babale”.

Ai sajoi ngjarjen, për të goditur ish-ministrin Xhafaj.

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg, por Gjykata është duke e shtyrë pafundësisht vendimin përfundimtar.

Me sa duket janë duke pritur që të bëhet njëherë kryetar grupi parlamentar i PD-së, dhe pastaj të marrin vendim, ndoshta për të na e shpallur “hero” që po përndiqet nga regjimi i Edi Ramës.

Sajimi i çështjes “Babale”

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Related Posts

Leave a comment