Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Prokuroria përplaset me Gjykatën për shkakun e lirimit të të arrestuarit për skandalin e inceneratorëve

auto_1211667651497

Ditën e djeshme, çështja e inceneratorëve ka njohur disa zhvillime që lidhen me vijimësinë e hetimeve të dosjes së një prej skandaleve më të mëdha korruptive në vend.

E ndërkohë që në Prokurorinë e Posaçme dje ka mbërritur Jorida Tabaku për të dëshmuar në lidhje me fakte të reja, SPAK-u i ka kërkuar GJKKO-së që ta rikthejë në burg Alqi Bllakon, ish-deputetin e arrestuar më herët si të dyshuar për përfshirjen në këtë skandal dhe të liruar më pas, për shkak se i ka fëmijët e vegjël, nga shkalla e parë e GJKKOsë.

Në fakt, Prokuroria që në krye të herës e kundërshtoi dhe bëri me dije se do ta apelonte atë vendin të Gjykatës për ta dërguar në arrest shtëpie Bllakon, madje duke listuar edhe arsyet se përse ai duhej të qëndronte në burg deri në përfundim të hetimeve.

Madje, SPAK-u duke dashur të argumentojë bindjen mbi mosarsyeshmërinë e Gjykatës për shkakun që i pandehuri kërkoi ndryshimin e masës, tha në kërkesën për apel, se gjykata e dinte që në krye të herës që i arrestuari kishte fëmijë e madje, fëmijë të vegjël.

“FRIKA” E SPAK 

Sipas të dhënave që vijnë nga Gjykata e Posaçme, mësohet se apeli ndaj Alqi Bllakos do të shqyrtohet me datën 9 nëntor. Për të, SPAK-u i kërkon Gjykatës së Apelit rikthimin në burg me arsyetimin se dyshohet që ish-deputeti socialist mund të ndikojë në marrjen e provave të duhura dhe të nevojshme për hetimin te personat e tjerë.

Po ashtu, një tjetër pretendim i SPAKut lidhet me mundësinë që i është dhënë të pandehurit për t’u larguar jashtë vendi, duke kthyer në vëmendje edhe atë arrati prej disa orësh ditën kur edhe duhej të arrestohej, që në fakt nuk u fol asnjëherë më për të se çfarë ndodhi natën e arrestimit. Kështu në kërkesën e apelimit të SPAK-ut që insiston kthimin e Alqi Bllakos në burg, përmendet gjithashtu rreziku se ish-deputeti mund t’i largohet drejtësisë për t’iu shmangur një dënimi të mundshëm.

Bllako u arrestua për korrupsion dhe për shpërdorim detyre së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar për aferën gati 5 milionë euro të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme, në SPAK u pyet si e dyshuar, për këtë çështje edhe ish-anëtarja për koncesionin e inceneratorit, Jonida Zeqo, e cila dyshohet se ka treguar emrat e personave që e kishin shtyrë të firmoste.

LIRIMI I BLLAKOS

Një muaj më parë, ish-deputeti i majtë la qelinë me vendim gjykate. Alqi Bllako u vetëdorëzua në Polici më 1 prill të këtij viti, pasi Gjykata e Posaçme caktoi më parë masën e “Arrestit me burg” pas hetimit për kontratën koncesionare të Fierit me një vlerë të përllogaritur në 28 milionë euro.

SPAK-u e akuzon Bllakon se ka marrë përfitime të paligjshme nga kompanitë koncensionare të ndërtimit të inceneratorëve, ndërsa ka favorizuar këto kompani gjatë kohës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues”, si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Së bashku me Bllakon, SPAK-u ka ngritur akuza edhe ndaj 9 zyrtarëve të tjerë të lidhur me procedurat e koncesionit për inceneratorin e Fierit, përfshi edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili gjendet në burg që prej dhjetorit 2021

Sipas SPAK-ut, Bllako ka falsifikuar të dhënat për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall”, gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë. Ish-deputeti i PSsë akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës.

Related Posts

Leave a comment