Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U kap duke transportuar kokainë/ Gjykata shpall të pafajshëm efektivin e RENEA-s

-640-0-619b552a19958

 Xhulio Liçi efektivi i RENEA-s, është shpallur i pafajshëm pasi u arrestua pë transport të lëndëve narkotike në Tiranë. Efektivi Liçi është liruar nga akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se operacioni për arrestimin e Liçit bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi u finalizua në maj të këtij viti pasi në automjet u gjetën 1 kg kokainë. Gjykata ka vendosur dënim 4 vite e 8 muaj burg ndaj Ded Nimanit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Para hetuesve, por edhe gjatë një ballafaqimi të bërë me Gaçin dhe Liçin, Nimani ka deklaruar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për lëndën narkotike, por çdo gjë ishte organizuar prej tij.

Në këto kushte, Prokuroria e gjendur edhe përballë mungesës së provave, ka liruar nga akuzat efektivin e RENEA-s dhe Luan Gaçin. Ky i fundit është akuzuar për një tjetër vepër penale, atë të fshehjes së të ardhurave pasi është konstatuar se punonte taksi pa licencë dhe nuk lëshonte kupon tatimor.

Related Posts

Leave a comment