Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Transportonin 57 emigrantë kundrejt pagesës, pranga dy të rinjve në Pogradec

policia-pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm, ndërsa u shpall në kërkim A. O., 38 vjeç.

 

Në pranga ranë M. L., 36 vjeç dhe E. D., 28 vjeç, banues në Korçë.

 

Në dalje të qytetit të Pogradecit, uniformat blu kanë kapur mjetin kamion tip “Iveco”, në pronësi të shtetasit A. O., me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

 

Nga ana tjetër, E. D., kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip “Benz”.

Related Posts

Leave a comment