Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzohet per zhdukjen e mostrave të vdekjes së Astrit Dehari. Ministrja Haxhiu: Kam kërkuar nga Prokuroria t’i hetojë këto pretendime menjëherë

-640-0-1676561622xhaxhiu-811

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Haki Abazi për pretendimet e fshehjes së mostrave të vdekjes së Astrit Dehari.

Në një prononcim për media, Haxhiu ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria që t’i hetojë këto pretendime të Abazit dhe të ftohet si dëshmitar.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediet, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi në këtë proces, pasi ky rast është i ndjeshëm”, ka thënë ajo.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediet, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë proces të jetë deputeti Haki Abazi sepse ky rast është zakonisht i ndjeshëm ka vëmendjen e opinionit publik dhe secili që ka informacione në raport me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit duhet së pari para se të dalë në konferencë për media dhe të bëjë akuza të tilla të shkojë në Prokurori Speciale”, tha Haxhiu, duke ripërsëritur kërkesën që deputeti Abazi të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale dhe të mos fshihet prapa imunitetit të deputetit.

Ministrja e Drejtësisë tha se ka qenë e para që e ka lajmëruar menjëherë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Tha se është e gatshme që të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë që të zbardhet ky rast.

“Siç ju kam njoftuar unë dhe zëvendësi im, Blerim Sallahu kemi dhënë deklaratat dhe dëshmitë tona për institucionet e drejtësisë gjegjësisht në policinë e Kosovës me urdhër të Prokurorisë për të gjitha informacionet që i kemi sepse siç e dini ky rast është raportuar nga unë menjëherë sapo jam njoftuar nga drejtoresha e Laboratorit të Toksikologjisë prandaj edhe personat e parë që është dashur të merren në pyetje sepse kështu e do rendi. Janë persona që e kanë raportuar një rast të tillë, informacionet të cilat që i kam pasur janë pranë institucioneve, dhe tashmë edhe policia edhe Prokuroria por çdo herë do të jem e gatshme që t’i shërbej drejtësisë dhe çdo herë sa herë institucionet e drejtësisë na thërrasin për të dhënë dëshminë tonë për këtë ne do të ju përgjigjemi atyre”, tha tutje Haxhiu.

E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi

“Këtë pyetje më së miri është dashur t’ia bëni deputetit Abazi sepse ai ka thënë që ekzistojnë diçka e tillë dhe mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe. Vetëm t’ju njoftoj që në mandatin tonë për herë të parë Instituti i Mjekësisë Ligjore sigurohet nga policia e Kosovës për dallim prej të kaluarave kur kanë qenë kompani private”, tha ajo.

Related Posts

Leave a comment