Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e efektivit të FNSH-së, Prokuroria del me vendimin e fundit për autorin

auto_dfd1688639179

20 vite burg ka kërkuar prokuroria për Redion Hysën, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela në muajin dhjetor të vitit 2020 në Lezhë. I akuzuar për këtë ngjarje është edhe Nikoll Sherniku për mos kallëzim krimi.

Sipas hetimit te kryer dhe dëshmisë se punonjësve te karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Preles, mesnatën e krimit rreth orës 02:00, kane qene dy makina njëra fuoristradë dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur për gjueti.

Makina tip “Golf 3” qe rroja i karburantit ka treguar qysh ne 5 dhjetor ne polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hysës, të cilit disa vite më parë i kanë vdekur dy prindërit në aksident. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen.

Prova kryesore ku është bazuar prokuroria është një pistoletë në depozitën e ujit të banesës së tij.

Related Posts

Leave a comment