Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skënder Minxhozi: Albin Kurti po “ia sheh hajrin” kullës së ngujimit

-640-0-500a6587fe6b12c36689574b8973f300

Në një intervistë lidhur me vizitën e kryeministri Edi Rama në Prishtinë, gazetari Skënder Minxhozi u shpreh sot se Albin Kurti ka zgjedhur të vetëizolohet. Sipas tij, teksa Serbia me aleatët e saj punojnë çdo ditë kundër pavarësisë së Kosovës, Kurti ka vendosur të qëndrojë i mbyllur. Sipas Minxhozit ky lloj izolacionizmi arkaik nuk ka asnjë logjikë që ta justifikojë.

“Albin Kurti mbyllet në vetvete jo vetëm në raport me Amerikën, jo vetëm në raport me BE-në, jo vetëm në raport me Shqipërinë si palë, por edhe me Edi Ramën kur ai i shkel në shtëpi.

Kryeministri i Kosovës është mbyllur prakitkisht me vullnetin e tij të plotë në një kullë ngujimi, nga e cila nuk dëgjon të dalë pavarësisht ftesave që i vijnë nga të gjithë krahët. Nuk ka asnjë logjikë sadopak të shëndetshme që ta justifikojë këtë llojë izolacionizmi arkaik dhe të papërgjegjshëm. Në vend që të faktorizohet Albin Kurti ka zgjedhur të vetëizolohet.

Kosova nuk e meriton një mbyllje të tillë edhe ndaj shtetit amë, edhe ndaj miqve sepse pala që mbetet, që është Serbia dhe aleatët e saj, nuk qëndrojnë aspak të mbyllura por punojnë fort ditë për ditë kundër pavarësisë së Kosovës” – tha gazetari Skënder Minxhozi.

Related Posts

Leave a comment