Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kurti s’do e formojë Asociacionin”, Vuçiç: Nuk më shkon në mendje ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë

-640-0-1667813647xvucic-180 (3)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Lajçak ishte në Prishtinë dhe sipas asaj që kam dëgjuar nga deklaratat, pothuajse nuk është bërë ndonjë përparim. Nuk kemi asgjë kundër liberalizimit të vizave, por momenti që ndodh tregon se ata nuk duan t’i bëjnë presion.

Lajçak do të mbërrijë në Beograd të hënën. Dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një rrugë të tillë në progres drejt normalizimit të marrëdhënieve”, deklaroi Vuçiç në TV Hepa.

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se askush nga ne nuk ka shkruar ndonjë plan, ai është shkruar nga fuqitë perëndimore, nuk ka qenë Vuçiç apo dikush tjetër”, shtoi presidenti.

Sipas tij, plani është i keq, por duhet të kuptojmë rrethanat dhe se e di që njerëzit janë të shqetësuar.

“Duhet ta dinë – nuk më shkon mendja të nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, nuk do të ketë dorëzim, ua kam bërë të qartë, po ju them, nuk do ta përmbushin Asociacionin, nuk do ta bëjnë.

Serbia është e gatshme, Serbia është e drejtë, Serbia është përgjegjëse. Ne jemi të gatshëm për shumë kompromise, por as shqiptarët nuk do të bëjnë asgjë për Asociacionin”, theksoi Vuçiç.

Related Posts

Leave a comment