Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Anulohet vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

dhn-5

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka miratuar ligjin për paga si dhe ka anuluar vendimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si joligjor.

Mirëpo, nga ky vendim për uljen e pagave te qeverise, u preken edhe institucionet e drejtësisë.Për këtë arsye, pati reagim te menjëhershëm nga gjyqtaret dhe prokuroret.

“Qeveria duhet të qëndroj larg prej gjyqësorit, e ka thënë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. E vetmja detyrë e qeverisë është me suportuar përmes buxhetit”- tha Albert Zogaj, kryetar i KGJK.

Kundër këtij vendimi janë edhe organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e drejtësisë, edhe pse pajtohen se vendimi i Haradinajt ishte joligjor.

“Duke vepruar në këtë mënyrë qeveria e Kosovës ka cenuar pritjet legjitime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Komisionit të Venicias në asnjë rast  pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve” – tha Gezim Shala.

Ndërkohë reagim pati edhe nga opozita.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ulë pagat”- shprehet Shkemb Manaj.

Megjithatë, ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, arsyetoi këtë vendim, ndërsa kërkoi nga gjyqtarët e prokurorët t’i kthehen punës normalisht.

“Në kohën kur është votuar ky vendim nga qeveria Haradinaj, qëllimi ka qenë që ta rrisim pagat vetvetes. Duke qenë se ka qenë konflikt i drejtpërdrejt i interesit ne e kemi kundërshtuar këtë vendim asokohe”- theksoi Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë.

Por, një veprim i tille i qeverisë mund të ketë ndikim negativ.

‘Ky vendim do ta ngre definitivisht korruptimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” u shpreh ndër të tjera Gezim Shala.

Shala megjithatë, pranon se nga monitorimi qe IKD ka bërë gjatë këtyre viteve, rritja e pagave nuk ka ndikuar edhe në performancen e sistemit të drejtësisë, por ai shton se kjo çështje nuk mund të lidhet me pagat dhe se nuk është detyrë e qeverisë të merret me këtë çështje pasi institucionet e drejtësisë janë të pavarura dhe nuk duhet të ketë ndërhyrje të tilla.

Ata kërkuan anulimin e këtij vendimi, duke marre vendim për reduktim të punës vetëm në shërbime esenciale dhe duke ndaluar komunikimin me qeverinë.

Related Posts

Leave a comment