Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Spiunia” e Gramshit nuk do ekstradohet në Rusi. Avokati: Vendim i drejtë!

-640-0-1681128181xrusja-977

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofeva.

Në seancën e shkuar vetë prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar mos ekstradimin e Timofeva. Nga ana tjetër vetë Timofeva është shprehur që ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur mos ekstradimin e saj.

Avokati i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi vet shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj mund të rrezikonte jetën në ambientet e burgjeve në Rusi, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.

Sakaq, është shtyrë për çështje proceduriale seanca për rusin tjetër, Mikail Zorin, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Përmes një deklarate për shtyp, avokati mbrojtës i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj rrezikonte persekutimin e saj dhe vuajtjen në burgjet ruse për një vepër penale të sajuar.

“Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi, do të persekutohej pasi ishte një vepër penale tërësisht e sajuar nga autoritetet ruse, thjesht për ta çuar në Rusi pasi kjo shtetase ka qenë kundër regjimit. Vendimi i Gjykatës është tërësisht i bazuar në prova, por edhe në përputhje të plotë me qëndrimin që ka mbajtur kolegji i Gjykatës së lartë në vitin 2021 në raste të ngjashme”- shprehet mbrojtja e Timefoeva. Vlen të theksohet se, shtetasja ruse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.

Related Posts

Leave a comment