Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Zgjidhet’ kreu i ri i Al Qaeda-s, kush do ta drejtojë organizatën famëkeqe

-640-0-1676557088xcap-534

Saif al Adel, një shtetas egjiptian që jeton në Iran, është bërë kreu i ri i Al Kaedës pas vdekjes së Ayman al Zawahiri në korrik të 2022-shit.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit. “Vlerësimi ynë është në të njëjtën linjë me atë të Kombeve të Bashkuara; lilderi i ri i Al Kaedës jeton në Iran”, ka deklaruar zëdhënësi.

Adel, 62 vjeç, është një ish-nën kolonel i forcave speciale egjiptiane, i përket radhëve të vjetra të grupit terrorist dhe ka stërvitur edhe disa nga autorët e sulmeve të 11 shtatorit.

Ai ka qenë në Iran që prej vitit 2002 ose 2003, në fillim në arrest shtëpie, por më pas i lirë për të zhvilluar udhëtime në Pakistan.

Sipas Ali Soufan, ish-hetues i anti-terrorit të FBI-së, Adel është një ndër ushtarakët profesionistë me më shumë eksperiencë në radhët e lëvizjes së xhihadit dhe ka marrë pjesë në shumë beteja.

“Kur ai vepron, e bën këtë me një efikasitet të pamëshirshëm”, ka thënë ish-oficeri i FBI-së.

Mbi kokën e kryeterroristit, administrata amerikane ka vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Related Posts

Leave a comment