Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja, kërkon “arrest shtëpie” për 6 policët

-640-0-1676984595xxhuvani-405 (1)

Prokuroria ka zbuluar prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit 2 vite dhe ka kërkuar të caktohet masa arrest shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen dhe, Donald Bemir Dedje Kadiun.

Avokatja e familjes Xhuvani thotë se Prokuroria arriti të zbulojë se policët ishin në dijeni për furgonët e strukturave mbrojtëse të PD-së si dhe për faktin se Arbër Paplekaj ka qenë i armasur. Kanë qenë këto dy detaje të reja që kanë nxitur prokurorinë të bëjë kërkesën e re për 6 efektivët, gjë që pritet të shqyrtohet më 24 shkurt.

Gjatë seancës së kaluar Report TV mësoi se gjatë dëshmisë së tire policët pranuan se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen. Mes dëshmitarëve ka qenë edhe një person i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga person që sipas tij po blinin vote.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të Armasur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Related Posts

Leave a comment