Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Xhuvanit, avokatja e familjes: Në rrezik jeta e një dëshmitari, prokuroria ta mbrojë! Ka parë dy të armatosurit që kërcënuan me armë mjekun

-640-0-1675675816xxhuvani-273

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, thotë se jeta e një dëshmitari është në rrezik. Avokatja Rezarta Tahiraj ia ka parashtruar këtë rrezik Prokurorisë së Elbasanit dhe i kërkon asaj të marrë menjëherë masat për mbrojtjen e këtij dëshmitari.

Sipas avokates, jeta e dëshmitarit është në rrezik menjëherë pas seancës gjyqësore që u mbajt me 1 shkurt, ndërsa ai ka dëshmuar se para vrasjes së Pjerin Xhuvanit ka parë dy personat që e kanë kërcënuar më armë Xhuvanin dhe më pas ai është ekzekutuar. Dëshmitari ka thënë se mund ti identifikojë këta persona.

Tahiraj thotë se këta dy persona aktualisht janë të lirë dhe kështu rrezikohet edhe jeta e dëshmitarit. Në njoftimin për mediat, avokatja nuk e bën me dije se kujt dëshmitari i referohet, por në seancën e 1 shkurtit dëshmoi shoku i viktimës, Mehmet Greca dhe Julian Mata.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Related Posts

Leave a comment