Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fatbardh Kadilli: Berisha nuk duhet të ishte kthyer në PD, është helm. Do bëj përpjekje që të ketë një PD ndryshe

-640-0-1678186924xkadillipng-412

Ish-kandidati për Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ftuar në studion e “Tirana Live” ku ndër të tjera foli edhe për faktin nëse Sali Berisha duhej të tërhiqej pas vendimit dhënë pak ditë më parë nga Apeli.

Kadilli tha se ai nuk duhet të ishte rikthyer fare në PD dhe në çdo lloj rasti që do të largohet do të bëjë nder vetes.

“Berisha nuk duhet të ishte kthyer në krye të PD. Në çdo lloj rasti që mund të largohet i bën nder vetes. Një mënyrë tjetër është që ata që mbështesin Berishën, po mbështesin të shkuarën, nuk është ilaçi, por helmi.

Alibeaj flet për veten e tij, nuk flet për krahun tjetër. Berisha nuk tërhiqet as pas zgjedhjeve. Të dy aksionet, e ndajnë opozitën, i heqin moralin opozitës. Nuk bëhet me fjalë, por me akte konkrete”, tha Kadilli.

I pyetur nëse do të merrte pjesë nëse do të hapej gara për kryetar të ri të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve lokale, ai tha se do të kontribuonte vetëm nëse do të jetë një projekt i ri.

“Unë bëj një përpjekje që të ketë një PD ndryshe nga ajo e Berishës dhe Bashës. Unë do jem gati për të kontribuar në një projekt të ri. Nëse vazhdon kështu, unë nuk kam lidhje”, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment