Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha për negociatat me Alibeajn: Janë të hapura dyert e komunikimit! Paloka po merret me takime

-640-0-1665056750xberisha-773

Sali Berisha, ka folur për gazetarët në hyrje të Parlamentit rreth zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërsa pohoi se negociatat me Alibeaj kanë nisur për të dalë me një kandidat të përbashkët, shtoi se nuk sheh arsye që ata të mos bashkohen.

Megjithatë, kryedemokrati thkesoi se të gjithë mund të kandidojnë për bashkitë e vendit me përjashtim të njërit, duke nënkuptuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne e mirëpresim një takim. Nuk jemi të vonuar. Ne duhet të shpejtojmë në garë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD-së.

Është një garë që e përcaktojnë primaret. Formë më demokratike më civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Në këto primare do të votojnë edhe simpatizantët. U kërkova partitve aleate, bëni listat, të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj.

Po ecën drejt mirëkuptimit. Nëse nuk bashkohen? Nuk shoh arsye se përse ata të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të marrin pjesë veç njërit. E merrni me mend. Është vetëm, është i izoluar. Të trajtojë problemin serioz.”

Related Posts

Leave a comment