Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alibeaj: Sulmi ndaj Top Channel, agresion ndaj fjalës së lirë!

-640-0-1679387046xalibeaj-881

Kreu i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Top Channel, duke kërkuar që policia të gjejë e të dërgojë menjëherë para drejtësisë, autorët.

“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.

Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel”, deklaron Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment