Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Escobar mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën me dyer të mbyllura

-640-0-1681223822xescobar-233

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë ku dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura, teksa më herët u bë me dije se se qëllimi i kësaj vizite janë tre çështjet kryezore që pritet të diskutohen si zgjedhjet e 14 Majit, marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sulmet kibernetike të Iranit.

Escobar në orën 17:00 të pasdites së sotme do të zhvillojë një takim edhe me presidentit Bajram Begaj. Ndërkohë, nesër do do të takojë edhe kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabakun dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Related Posts

Leave a comment