Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vendimi për vulën e PD-së, Berisha: Gjykatësit lexuan një shkresë nga Elira Kokona, eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës

auto_2101678022212

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në takimin me kandidatët për kryetarë të bashkie të zgjedhur nga procesi i primareve se vendimi për vulën e PD-së është dërguar nga Elira Kokona.

Berisha tha se gjykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur nga Kokona, e cila sipas tij është një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës.

“Në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore. Edi Rama me qëllim që të na pengonte që të hynim në zgjedhje e shtyu në tre ditët e fundit vendimin e gjykatës. Gykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur aty me Elira Kokonën, një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës.

Ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës dhe Ramës që PD të bëjë koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet ndaj meje”, deklaroi Berisha.

Related Posts

Leave a comment