Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, 30 Dhjetor 2022

640-0-1660245701xmoti-926

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë në orët e para të ditës dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Por në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë

Related Posts

Leave a comment