Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Refugjatizmi që po zbraz territoret/ Gazetari Shyti sjell librin: Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit, në kërkim të parajsës

-640-0-1700132003xarratisjenga-lindja-drejt-perendimitne-kerkim-te-parajses-211 (1)

Ne raftet e Panairit te pervitshem te librit e raftet e librarive te Tiranes ka zene vend libri i gjashte i gazetarit Xhovan Shyti, “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës”, që trajton temën “pa cak kohor të refugjatizmit, qe po shpopullon territoret e vendeve te varfra” , sikurse citon autori.

Nje liber i shqueshem dhe qe ben diference, midis lumit te botimeve, për profesionalizmin ne mënyrën e kompozimit, për stilin por dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe, me të cilin e përcjell subjektin.

I përbërë nga dy pjesë të largëta në aspektin kohor, por që i përbashkon tematika dhe ideja e arratisjes nga Lindja drejt Perëndimit në kërkim të parajsës, libri vjen si një risi në botën e krijimtarisë letrare shqiptare, duke e pasuruar denjësisht atë. Aq më tepër vjen si një vlerë e dëshirueshme dhe e mirëpritur po të kihet parasysh se arratisja e popullsive lindore është trendi jo vetëm e shqiptarëve, të cilët, edhe sot pas tre dekadave, vijojnë ta kenë alternativë braktisjen e dheut amë, por është dukuri edhe e popujve të tjerë të Lindjes.

Jo vetëm të Lindjes ish komuniste, murin e të cilës Perëndimi e shëmbi tridhjetë vite më parë, duke i’a lenë mbeturinat papastruar, por dhe të lindjeve të tjera. Atyre aziatike, afrikane, orientale etj. lindjeve të vëna përfund prej satrapëve të pushteteve.

Kohezioni i refugjatizmit, si një alternativë shpëtimi nga skëterra lindore në parajsën perëndimore, e bën edhe më të ndjeshme sipërmarrjen e autorit Shyti, i cili, në prononcim konfident, pohon se nuk e përzgjodhi rastësisht kohën e tashme të publikimit të librit.

“Vendosa ta publikoj tani sepse fenomeni refugjatizëm, kundër parashikimit tim të ardhjes drejt reduktimit, mori përmasë alarmante, sikurse vijon të ketë të njejtin alert edhe tash që flasim, madje duke shënuar numër rekord arratisjesh, tragjedish e jetësh njerëzore të humbura në thellësitë e detrave”. .

Pjesa e parë e librit (apo “Libri i parë”, siç e emërton autori), trajton ngjarje të përjetuara, që vijnë të servirura në formën e ditarit të refugjatit, pas të cilit fshihet vetë autori që ka përjetuar gjithsa sjell.

Ndërkohë në të dytën pjesë të librit tragjizmi e shton përmasën e tij duke e ngritur dhimbjen njerëzore në kreshendo.

Histori, ngjarje, statistika, analiza, komente, personazh që rrëfejnë dhimbjen e përjetuar, kronika të zeza dhe…A shpresohet të ketë një fund të lumtur fenomeni, që me ëndrrën e prekjes së “parajsës” perëndimore, po zbraz territoret e popullsive lindore, duke u kthyer në një virus gjithëbotëror?

Related Posts

Leave a comment