Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministri, Shri Narendra Modi adresoi Konferencën Ministrore në G20 për Fuqizimin e Grave

PM-Modi-1024x604-1

Kryeministri, Shri Narendra Modi iu drejtua Konferencës Ministrore të G20 të mbajtur në Gandhinagar,
për Fuqizimin e Grave, përmes një mesazhi video më 2 gusht 2023.
Duke iu drejtuar kwsaj konference, Kryeministri i mirëpriti personalitetet në Gandhinagar, një qytet i cili
u emwrtua nw nder tw Mahatma Gandhit në ditën e lindjes së tij dhe shprehu gjithashtu edhe
kënaqësinë që pjeswmarrwsit po vizitojnw edhe Gandhi Ashram në Ahmedabad. Duke nënvizuar
nevojën për të gjetur zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme për çështje si ndryshimi i klimës dhe ngrohja
globale, Kryeministri Modi tha se mund të dëshmohet nga nw kwtw qyetet, thjeshtësia e stilit të jetesës
së Gandhiji dhe idetë e tij vizionare për qëndrueshmërinë, vetëbesimin dhe barazinë. Shri Modi shprehu
besimin se personaliteteve do t'u duket frymëzuese kjo filozofi, duke prewkur nga afwr qytetin. Ai
përmendi gjithashtu vizitën në Muzeun Dandi Kuteer dhe informoi se rrota e famshme tjerrëse e
Gandhiji ose Charkha u gjet nga një grua e quajtur Gangaben në një fshat aty pranë. Që atëherë,
Kryeministri tha se Gandhiji filloi të vishte Khadi, i cili u bë një simbol i vetëbesimit dhe
qëndrueshmërisë.
“Kur femrat përparojnë, bota përparon”, vuri në dukje kryeministri Modi teksa theksoi se fuqizimi i tyre
ekonomik nxit rritjen dhe aksesi i tyre në arsim nxit progresin global. Ai më tej shtoi se lidershipi i tyre
nxit gjithëpërfshirjen dhe zërat e tyre frymëzojnë ndryshime pozitive. Modi nënvizoi se mënyra më
efektive për të fuqizuar gratë është përmes një përqasjeje zhvillimi të udhëhequr nga gratë dhe India po
bën hapa të mëdhenj në këtë drejtim.
Kryeministri theksoi se Presidentja e Indisë Smt Droupadi Murmu po jep një shembull frymëzues vetë. Ai
nënvizoi se ajo drejton demokracinë më të madhe në botë dhe shërben si Komandantja e Përgjithshme

e forcës së dytë më të madhe mbrojtëse në botë, edhe pse ajo vjen nga një prejardhje e përulur fisnore.
Në këtë vend, tashmw Nënë të Demokracisë, tha Kryeministri Modi, "E drejta e Votës" iu dha në mënyrë
të barabartë të gjithë qytetarëve, përfshirë gratë pwrmes Kushtetutws indiane fillimisht dhe e drejta për
të konkurruar në zgjedhje u dha gjithashtu bazuar në kwtw barazi. Kryeministri vuri në dukje se
përfaqësueset e zgjedhura të grave kanë qenë agjentët kryesorë të ndryshimeve ekonomike, mjedisore
dhe sociale dhe informoi se 46% e përfaqësuesve të zgjedhur në organet lokale rurale në Indi janë gra që
numërojnë 1.4 milionë. Duke nënvizuar se mobilizimi i grave në grupe të vetëndihmës ka qenë
gjithashtu një forcë e fuqishme për ndryshim, Kryeministri Modi vuri në pah grupet e vetë-ndihmës dhe
përfaqësueset e zgjedhura të grave që dolën si shtylla mbështetëse për komunitetin indian gjatë
pandemisë. Kryeministri dha shembuj të arritjeve të tyre dhe përmendi prodhimin e maskave dhe
dezinfektuesve dhe ndërgjegjësimin për parandalimin e infeksionit. “Më shumë se 80% e infermiereve
dhe mamive në Indi janë gra. Ato shwrbyen si linja e parë e mbrojtjes gjatë pandemisë. Dhe ne jemi
krenarë për arritjet e tyre”, ka shtuar ai.
Duke nënvizuar se zhvillimi i udhëhequr nga gratë ka qenë një prioritet kyç për qeverinë, Kryeministri
Modi përmendi se rreth 70% e kredive deri në një milion rupi për të mbështetur njësitë e nivelit mikro
nën Pradhan Mantri Mudra Yojana janë sanksionuar për gratë. Në mënyrë të ngjashme, 80% e
përfituesve nën Stand-Up India janë gra, që përfitojnë kredi bankare për projekte të fushës së gjelbër.
Duke vënë në dukje se karburanti i pastër i gatimit ndikon drejtpërdrejt në mjedis dhe përmirëson
shëndetin e grave, Kryeministri nënvizoi Pradhan Mantri Ujjwala Yojana dhe informoi se afro 100
milionë lidhje me gaz gatimi u janë ofruar grave rurale. Ai gjithashtu informoi se numri i grave në arsimin
teknik në Institutet e Trajnimit Industrial është dyfishuar që nga viti 2014, gati 43 për qind e të
diplomuarve në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në Indi janë gra, dhe rreth një e
katërta e shkencëtarëve të hapësirës në Indi janë gra. “Pas suksesit të programeve tona kryesore si
Chandrayaan, Gaganyaan dhe Mission Mars qëndron talenti dhe puna e palodhur e këtyre grave
shkencëtare”, tha ai. Sot, tha Kryeministri, më shumë gra po regjistrohen në arsimin e lartë sesa burra
në Indi. Ai gjithashtu vuri në dukje se India ka një nga përqindjet më të larta të pilotëve femra në
aviacionin civil, ndërsa pilotët femra në Forcën Ajrore Indiane janë gjithashtu pilote tw avionëve
luftarakë. Shri Modi vuri në dukje se oficeret gra po vendosen në role operacionale dhe platforma
luftarake në të gjitha forcat indiane të armatosura.

Kryeministri vuri në dukje rolet kryesore që luajnë gratë si shtylla kurrizore e familjeve bujqësore rurale
dhe si tregtare dhe shitëse të vogla. Duke nënvizuar lidhjen e tyre të ngushtë me natyrën, Kryeministri
Modi tha se gratë mbajnë çelësin e zgjidhjeve inovative për ndryshimin e klimës. Ai kujtoi sesi gratë
udhëhoqën aksionin e parë të shquar të klimës në Indi në shekullin e 18-të, kur komuniteti Bishnoi i
Rajasthan-it i udhëhequr nga Amrita Devi filloi "Lëvizjen Chipko" për të parandaluar prerjet e
parregullta. Kryeministri bëri me dije se ajo së bashku me disa fshatarë të tjerë dha jetën për kauzën e
natyrës. “Gratë në Indi kanë qenë gjithashtu ambasadore të markës për ‘Mission Life – Stili i Jetës për
Mjedisin’”, tha Kryeministri teksa theksoi mençurinë e tyre tradicionale për të reduktuar, ripërdorur,
ricikluar dhe ri-stiluar. Nën iniciativa të ndryshme, shtoi Kryeministri, gratë po trajnohen në mënyrë
aktive në prodhimin e paneleve diellore dhe dritave. Ai përmendi nismën ‘Solar Mamas’ që ka qenë e
suksesshme në bashkëpunimin me vendet partnere në Jugun Global.

“Gratë sipërmarrëse janë kontribuese të rëndësishme në ekonominë globale”, tha kryeministri teksa
theksoi rolin e grave sipërmarrëse në Indi. Dekada më parë, tha ai, në vitin 1959 shtatë gra guxharate në
Mumbai u bashkuan për të krijuar një lëvizje historike bashkëpunuese – Shri Mahila Grih Udyog e cila ka
transformuar jetën e miliona grave dhe familjeve të tyre. Shri Modi theksoi produktin e tyre më të
famshëm, Lijjat Papad, dhe tha se me siguri do të jetë në menutë ushqimore në Gujarat! Ai dha edhe
shembullin e sektorit të qumështit dhe informoi se vetëm në Gujarat janë 3.6 milionë gra të përfshira në
këtë sektor. Shri Modi vuri në dukje se në Indi, rreth 15% e startup-eve unicorn kanë të paktën një
themeluese grua dhe vlera e kombinuar e këtyre “njëbrirëshve” të udhëhequr nga gratë është mbi 40
miliardë dollarë. Kryeministri thekson nevojën e krijimit të një platforme të nivelit ku gratë fituese të
bëhen normë. Ai theksoi punën për heqjen e barrierave që kufizojnë aksesin e tyre në tregje, zinxhirë
globale të vlerës dhe financa të përballueshme, duke siguruar që barra e kujdesit dhe e punës shtëpiake
të trajtohet në mënyrë të përshtatshme në të njëjtën kohë.
Në përfundim të fjalimit, Kryeministri Modi vlerësoi fokusin e Konferencës Ministrore mbi sipërmarrjen,
lidershipin dhe edukimin e grave dhe shprehu kënaqësinë për lançimin e "Platformës Tech-Equity" për
të rritur edukimin dixhital dhe financiar për gratë. Ai gjithashtu përmendi se nën Presidencën e G20 të
Indisë, po krijohet një grup i ri Pune për "Fuqizimin e Grave". Ai shprehu besimin se përpjekjet e
palodhura në Gandhinagar do t'u japin shpresë dhe besim të pamasë grave në mbarë botën.

Related Posts

Leave a comment