Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ursula Von der Leyen. ne takim me Ramen: Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies.

-800-0-Ursula-von-der-Leyen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e përbashkët për mediat me Presidenten e KE, se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit, Procesi i Berlini, është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të rajonit drejt katër lirive të BE, dhe “nuk është për zgjidhjen çështjeve bilaterale”.

“Procesi i Berlini, është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të rajonit drejt katër lirive të BE, të lëvizjeve të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve. Ky samit nuk është për zgjidhjen çështjeve bilaterale. Ne programin e samiti, dreka e punës e liderëve do ti kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes te pranishmëve është e programuar por nuk është një samit që merr përsipër të gjej zgjidhje për çështje të tilla”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, Presidentja e Këshillit u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut, për normalizimin e marrëdhënies mes tyre.

“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha Ursula Von der Leyen.

Related Posts

Leave a comment