Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Me Edi Ramën kryeministër, vendi vetëm zhytet në korrupsion”, Meta: Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn

auto_ok-1-1-768x5231676120265

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se me Edi Ramën kryeministër, vendi vetëm zhytet në korrupsion.

Para Bulevardit të mbushur me protestues, Meta tha se populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn.

“Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot dhe pse ka braktisur kuvendin prej 3 javësh. Do të japë llogari për të gjitha shkeljet e kushtetutës që ka bërë. Do të japë llogari për bllokimin e të gjitha iniciativave të opozitës.

Ai do të japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore në kuvend. Do të japë llogari dhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës.

Rama do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian këtij interesi mbarëkombëtar sepse me vendimet e tij mafioze, pasaportat e arta, ligjin për mediat, portin e Durrësit i është kundërvënë hapur vlerave të shtetit ligjor. Me Edi Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion”, tha Meta.

Ai theksoi se populli nuk do lejojë më kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë mjerim.

“Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do lejojë më që Rama të uzurpojë zyrën e km të cilën e u provua se e ka kthyer në një çerdhe mafiozësh. Populli nuk do lejojë më kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë mjerim. Shqiptarët protestojnë sot për t’u dhënë fund dramave familjare.
Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në këto 2 javë të të ftohtit. Pothuajse të gjitha shkollat e vendit tonë pa ngrohje. Ky është rezultat i ramaformës. Qytetarët janë këtu për t’i dhënë fund braktisjes së bujqësisë dhe falimentimit të fermerit shqiptar. I vetmi sukses është importi i bananeve që është rritur 60% nga Kolumbia.
2/3 e shqiptarëve nën minimumin jetik. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat vuajnë papunësinë dhe nuk shohin asnjë mundësi në vendin e tyre. Sot me ne janë pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë ilaçet. Janë të gjithë biznesmenët e ndershëm të cilët kanë falimentuar apo po rezistojnë me shpirt ndër dhëmbë për shkak të taksave të larta”, tha Meta.

Related Posts

Leave a comment