Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Serbia nuk vetërregullohet, por duhet ndrequr/ Perëndimi këtë e mësoi, por nuk e çoi deri në fund

381443117_806913044773390_4800830888630586619_n

Nga Aleksander Cipa-

Në këmbëngulje për të mos ta pranuar paqen mes fqinjësh.
Sa më tepër gjak bijsh rrëmben Serbia nga shqiptarët, aq më tepër zvogëlon mundësinë afruese, apo paqtuese për të sotmen dhe të ardhmen
Serbia shtetërisht ka mbetur pa u ndëshkuar për genocidin në kohën e pushtimit të popullit shqiptar të Kosovës.
Si një shtet i paemancipueshëm në raport me lirinë dhe të drejtat e tjetrit, vijon të mbetet më problematiku i rajonit dhe ish Europës Juglindore.
Nuk u ndëshkua dhe nuk po ndëshkohet, për krimet që u dhuroi barbarisht disa prej popujve, në këtë shekullin e fundit. Për pandëshkueshmërinë e vet, shton krime të reja dhe mbetet gjakuese ndër fqinjë.
Europa nuk don që të iki nga padrejtësia e vet në këtë raport.!!!
Perëndimi u soll ndryshe në fund të viteve ’90-të., por nuk po e kryen përfundimisht misionin e reciprocitetit mes dy popujve e dy shteteve në këtë rajon.
Shqiptarët dhe dy shtetet e tyre, Shqipëria dhe Kosova, kanë një arsye sot, të përputhin qëndrimet dhe duke e çmuar gjakun e heroit të sapoflijuar Bunjaku, ta ndryshojnë qasjen pritëse të Europës dhe Perëndimit për një Serbi që vetërregullohet dhe vetëimponohet ndaj fqinjësisë shqiptare në rajon. Serbia nuk vetërregullohet, por duhet ndrequr. Aleanca Euroatlantike duhet ta çojë këtë mision deri në fund.

Related Posts

Leave a comment