Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponsorizua nga Serbia

-640-0-1673028661xharadinaj-804

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i këtij subjekti ka thënë se sulmi terrorist ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku u sponsorizua nga Serbia.

“Ajo që ka ndodh në veri të vendit të dielën, është sulm terrorist. Po ashtu, në bazë të gjitha të gjeturave deri sot, Serbia kualifikohet si sponsore e këtij sulmi terrorist.

Në pikëpamje të ligjit ndërkombëtar, terrorizmi dhe sponsoret e tij të dënohen. Bashkësia ndërkombëtare ta merr një pozicion të qartë që ndëshkon Serbinë, kjo mund të ndodh përmes një hetimi ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Kosova nuk duhet asnjëherë të heqë dorë nga qëllimi për arritjen e paqes dhe nuk duhet t’i harrojë asnjëherë obligimet e marra, nga plani franko-gjerman i cili parasheh të drejta për komunitetin serb në Kosovë bazuar në kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Ne nuk duhet të heqim dorë nga qëllimi ynë në këtë rast i arritjes së paqes në Kosovë e rajon, sepse e dimë që përmes avancimit të marrëveshjes së arritur e avancojmë edhe statusin tonë ndërkombëtar dhe euroatlantik.

Interesi ynë është partneriteti për paqe dhe procesi drejt NATO-s, marrja e njohjeve, përmbyllja e kandidaturës sonë dhe anëtarësimi në KiE dhe në OKB e që është proces i vështirë”.

Kreu i AAK-së i ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë në ditën kur është kryer sulmi terrorist, derisa ka shtuar se “ka vend për analiza”.

Related Posts

Leave a comment