Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

”Vuçiç është tradhtar”, protestë në Beograd kundër propozimit franko-gjerman

-640-0-1675357014xp-238

Qindra qytetarë serbë janë mbledhur para Kuvendit të Serbisë në Beograd, ku po zhvillohet seanca e posaçme për Kosovën dhe propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, në të cilën po merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Seanca e posaçme në legjislativin serb është përcjellur me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb ndërsa protestuesit jashtë kanë shfaqur pankarta ku shkruhej “Vuçiç tradhtar”, “Ushtria, policia, të ndalojnë tradhtinë, mbroni Kushtetutën, qëndroni me popullin”.

“Ky është një cirk dhe kjo është pjesë e planit të Aleksandër Vuçiç-it për ta portretizuar veten si një hero që lufton për popullin serb, duke vazhduar me politikën e tij tradhtare”, tha njëri nga protestuesit, transmeton mediumi opozitar serb Danas.

“Ka vetëm një gjë për të cilën mund të negociohet, ajo është autonomia e Kosovës, brenda Serbisë… Nuk do të lejojmë tezën se Serbia nuk kërkon asgjë, se Kosova patjetër do të hyjë në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, tha ai teksa njoftoi se do të vazhdojnë të organizojnë protesta.

Ndryshe, në këtë seancë presidenti serb ka folur për propozimin franko-gjerman dhe kërkesat që pesëshja evropiano-amerikan ia paraqiti Serbisë, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë” dhe “E ke dorëzuar Kosovën”.

Deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane sikurse “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit, jo ultimatumit”.

Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, forcës kryesore politike të serbëve në Kosovë dhe Milan Radoiçiç, nënkryetari saj, që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Related Posts

Leave a comment